KF Liria është gati të zyrtarizojë emërimin e Liridon Lecit në postin e trajnerit të parë të skuadrës.
Pas largimit të Klodian Duros, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vepruar me shpejtësi për të gjetur pasuesin dhe zgjedhja e tyre ka rënë mbi ish-mbrojtësin me përvojë të gjatë në futbollin vendor dhe ndërkombëtar.
Leci, i njohur për karrierën e tij të pasur si futbollist dhe lidershipin brenda fushës, tashmë do të ketë sfidën e re në pankinë.
Ai pritet të prezantohet zyrtarisht në ditët në vijim dhe të nisë menjëherë punën me skuadrën prizrenase.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.