Bendi Linkin Park do ta shënojë 20-vjetorin e daljes së albumit të tyre të dytë, Meteora.
Ata madje do t’ia shtojnë edhe një këngë të padëgjuar më parë e cila titullohet Lost.
Në një publikim për shtyp, kitaristi Mike Shinoda, ka thënë se kur e gjetën këtë këngë në arkivat e bendit ishte sikur “ta gjeje një fotografi të preferuar të cilën ke harruar që e ke shkrepur, dhe se po e priste momentin e duhur për ta zbuluar veten”.
“Me vite fansat na kanë kërkuar që të publikojmë diçka me zërin [e Chester Beningtonit], dhe jam i ngazëllyer që e kemi bërë të mundur në një mënyrë aq të veçantë”.
Frontmeni i këtij bendi amerikan ishte vetëvrarë më 2017.
https://www.youtube.com/watch?v=7NK_JOkuSVY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.