Futbollisti më i mirë i 2024-tës në Kosovë, Lindon Emërllahu, karrierën do ta vazhdojë në Evropë.
Ai do të luajë në Rumani, përkrah Meriton Korenicës.
Të dy ishin bashkëlojtarë tek kampioni aktual i Kosovës, Ballkani.
Cluji, pagoi rreth 800 mijë euro për yllin 20-vjeçar dhe Ballkani, pritet të fitojë 15% në rast të shitjes së tij në të ardhmen.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.