Mesfushori i Kosovës dhe lojtari i skuadrës rumune CFR Cluj, Lindon Emërllahu, feston sot ditëlindjen e 23-të.
Federata e Futbollit e Kosovës e ka uruar me një mesazh të veçantë në Facebook, duke i dëshiruar shumë të mira në jetë, raporton Klankosova.tv.
“Urime ditëlindjen e 23-të, Lindon Emërllahu, të dëshirojmë të mira pa fund!”, shkroi FFK në urimin e saj.
Emërllahu ishte shpallur “Sportisti më i mirë i vitit 2024” në Kosovë, duke u nderuar me të njëjtin çmim edhe në qytetin e tij të lindjes, Suharekë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.