Lajmet e fundit

Ngase çifti i cili jeton në Angli, derisa lindi dhe fëmija i fundit, kishin pesë djemë dhe gjashtë vajza, mosha e të cilëve radhitet nga një deri në 23 vjet, njofton Klan Kosova.
Mandy tashmë nënë e 12-të fëmijëve, ka pranuar se është varur nga të bërit fëmijë që nga lindja e saj e parë pothuajse më shumë se dy dekada më parë derisa ishte 16 vjet.
Por ajo nuk është e vetmja që është e varur, pasi që dhe burri i saj Nathan dëshiron të ketë një familje të madhe.
‘’Nathan do një familje të madhe, ai po të mundte do të kishte 20 fëmijë, po ta lejoja unë. Shpresoj ta ndaloj në të 12-in’’ ka thënë Mandy për burrin e saj.
Zonja vjeçare madje nuk e mohoi se jo të gjitha foshnjet ishin të planifikuara, pasi që disa nga to ndodhën papritur, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.