Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Kraja me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të regjisores Arzana Kraja.
Regjisorja Arzana Kraja e cila është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja u gjet e vdekur në mëngjes në lagjen "Kalabria" në Prishtinë.

"I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të regjisores sonë të njohur, Arzana Kraja. Ikja nga kjo jetë e Arzanës, është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por për gjithë komunitetin artistik në Kosovë".
"I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Arzanën!", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.