Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha sot se duhet që të punohet për ta forcuar shtetin dhe për të fituar më shumë njohje.
Limaj tha kështu kur u pyet në lidhje me deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë mbështetjen për çështjen e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se duhet të punohet për ta forcuar shtetin dhe për të fituar sa më shumë njohje.
I pari i Nismës edhe njëherë u ka bërë thirrje partive politike që të bashkohen për fazën e fundit të dialogut.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.