Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 2-0, duke u kurorëzuar me trofeun e 15-të në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë u dominua nga Dortmundi, që pati raste të shumta por nuk gjeti golin e epërsisë, duke mos konkretizuar rastet.
Megjithatë, Reali u këndell në pjesën e dytë duke rrezikuar portën e “Bletave". Në minutën e 74’ Dani Carvajal e realizoi golin e epërsisë në minutën e 74’, ndërsa Vinicius Junior e vulosi fitoren në minutën e 83’, pas një asistimi nga Jude Bellingham.
Ndeshja më nuk prodhoi ndonjë rast për t’u përmendur dhe në fund Reali fitoi me shifrat 2-0.
Kjo është fitorja e nëntë e Real Madridit në nëntë finalet e fundit në Ligën e Kampionëve./Klankosova.tv
FT: Real Madrid – Borussia Dortmund 2-0
95' Përfundon ndeshja me fitoren e Real Madridit me rezultat 2-0.
83' Real Madridi e ka dyfishuar epërsinë ndaj Dortmundit, me Vinicius Jr që e realizoi duke u asistuar nga Jude Bellingham. Ky i fundit e shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Dortmundit.
76' Jude Bellingham kishte rast ta dyfishonte epërsinë, mirëpo u devijua nga mbrojtësit e Dortmundit.
74' Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Borussia Dortmundit me anë të Dani Carvajal, i cili realizoi nga me kokë nga ndërprerja. Ai u asistua nga Toni Kroos.
CARVAJAL ABRE O PLACAR pic.twitter.com/WmyYt0edxv
— Real Madrid Brasil - Vídeos (@rmbravideos) June 1, 2024
60' Ka kaluar mbi një orë lojë, por ende nuk ka zhbllokim të rezultatit.
46' Ka nisur pjesa e dytë në “Wembley”, me dy skuadrat që do të tentojnë që të gjejnë golin.
45' Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit. Me Dortmundin që dominoi duke krijuar më shumë raste.
41' Marcel Sabitzer me një goditje provon të befasojë portierin e Real Madridit, Courtois, por ky i fundit nuk befasohet duke e pritur.
33' Vinicius Jr është ndëshkuar me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të ashpër drejt portierit të Dortmundit, Gregor Kobel.
30' Ka kaluar gjysmë orë lojë në "Wembley", me dy skuadrat që akoma nuk e kanë gjetur golin. Dortmundi deri më tani është duke dominuar me raste, me Fulkrug që pati rastin më serioz, duke goditur shtyllën.
23' Borussia Dortmundi pati dy mundësi të arta, me Fullkrug që goditi shtyllën.
Oh la grosse frayeur pour le Real Madrid avec cette frappe de Fullkrug qui s'écrase sur le poteau ! ?#BVBRMA | #UCLFinal pic.twitter.com/0Oq2Uu1e7r
— joël Mulenda (@JoelMulenda10) June 1, 2024
13' Vjen mundësia e parë në ndeshje për Dortmundin, me Julian Brandt që pati një rast të artë por që nuk arriti ta shfrytëzojë.
1' Ndeshja u ndërpre për pak sekonda, pasi disa tifozë kanë hyrë brenda në fushë, me njërin prejt tyre që bëri një selfie me Jude Bellinghamin.
1’ Ka nisur finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet Real Madridi me Borussia Dortmundin.
Mourinho lavdëron Bellinghamin
Trajneri Jose Mourinho ka folur para nisjes së finales së Ligës së Kampionëve, duke thurur lavde për Jude Bellinghamin.
"Unë harroj moshën e Jude Bellingham. Nuk ka rëndësi nëse ai është 19, 29 apo 39 - ai është një lojtar fenomenal. Nuk ka më fjalë. Për mua, ai është një nga dy lojtarët më të mirë në Evropë këtë Ajo që ai ka bërë këtë sezon është e mahnitshme”, u shpreh Mourinho.
Formacionet zyrtare:
Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
19:00 - Trofeu i Ligës së Kampionëve ka arritur në "Wembley"
