Kanë përfunduar dy periodat fillestare në gjysmëfinalen e parë të Ligës Unike.
Golden Eagle Ylli po avancon ndaj Vëllaznimit në "Pallatin e Rinisë" në Prishtinë me rezultat 41-39, raporton Klankosova.tv.
24-24 përfundoi 10 minutëshi i parë i këtij ballafaqimi, kurse në të dytin për një kosh, skuadra nga Suhareka po udhëheq.
Për "Xhebrailat" kjo është pjesmarrja e katërt në po kaq sezone të këtij kompeticioni mbarëkombëtar, kurse gjakovarët e kanë sefte.
Suharekasit e fituan edicionin e parë të kësaj gare, duke e mundur Pejën në finale 82-79, njofton Klankosova.tv
Ylli - Vëllaznimi po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.