Liga Unike vazhdon me përballjet e radhës basketbollistike.
Skuadra e Golden Eagle Yllit, ka udhëtuar për në Shkodër, ku do të ndeshet me Vllazninë vendase, njofton Klankosova.tv.
Kjo ndeshje fillon në orën 18:00.
Në të njejtin termin luhet edhe ndeshja tjetër, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Tiranës.
Për shkak se palestrat në Kosovë ishin të impenjuara në Zgjedhjet e së dielës, atëherë "Plisat" vendosën ta zhvillojnë këtë përballje në kryeqendrën e Shqipërisë, kurse kur vjen radha e ballafaqimit tjetër, atëherë tiranasit luajnë si vendas në Prishtinë.
Ylli e ka fituar edicionin e parë të Ligës Unike, kur ky kompeticion nisi garat (2020/2021), kurse e humbi finalen e vitit të kaluar nga Trepça për vetëm një pikë (67-66).
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.