Ndeshja e dytë e "Final Four" të Ligës Unike në basketboll, i ka takuar skuadrës së Pejës, e cila në momentet e fundit të ndeshjes, arriti që ta rrëmbej fitoren ndaj Prizrenit 16, duke e mbyllur takimin me rezultat 98-94.
Prizrenasit ishin afër triumfit, por disa gabime sidomos në fazën e sulmit në fund të duelit, i mundësuan vendasve që ta përmbysin rezultatin, për ta siguruar finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion, ku do të ndeshet me kampionët në fuqi, Golden Eagle Ylli.
Në fakt dy finalistët e këtij edicioni, u përballën edhe sezonin e kaluar në finale, e që në fund titulli i takoi ekipit nga Suhareka.
Ndërkohë për vendin e tretë, nesër me fillim në orën 17:00 takohen Prizreni 16 dhe Teuta nga Durrësi, kurse finalja zhvillohet nga ora 20:30.
Të gjitha ndeshjet e Ligës Unike, transmetohen drejtpërdrejt në platformën numër një në vend, Art Motion, në kanalin Art Sport 1.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.