Klubet turke kanë qenë tepër aktive këtë verë në merkato, dhe kanë arritur të tërheqin emra të mëdhenj duke arritur të blejnë lojtarë të shtrenjtë si Victor Osimhen e Leroy Sane (Galatasaray), por edhe duke huazuar lojtarë si Jhon Duran (Fenerbahce).
Së fundmi po flitet se njëri prej portierëve më të mirë në botë, Ederson, mund të përfundoj te Galatasaray nga Manchester City.
Gara pritet të jetë e nxehtë sivjet sidomos mes dy rivalëve të përbetuar që u përmendën më lart.
E këtë përvojë edhe sivjet ju sjell duke nisur nga mbrëmë ku në Sport 4 u transmetua ndeshja midis kampionit në fuqi, Galatasaray, dhe Karagumruk, të cilën e fituan vendësit, 3:0.
Sot e nesër vazhdojnë transmetimet nga kjo ligë. Po në Sport 4 jepet loja Goztepe-Fenerbahce, dhe po në këtë kanal jepet ajo midis Beshiktashit dhe Eyupsporit të dielën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.