E diela sportive na sjellë edhe një takim interesant nga elita e futbollit zviceran.
Aty Lugano që po lufton për një pozitë në garat evropiane do të ketë punë me Lausannen që po kërkon mbijetesën.
16:00 LAUSSANE – LUGANO ART SPORT 3
Lugano që po kalon një formë jo të mirë në ndeshjet e fundit do të jetë në këtë javë mysafir i skuadrës që po lufton për mbijetesë, Laussanes në një duel që pritet të jetë shumë i luftuar dhe interesant.
Kur kanë kaluar 21 xhiro të luajtura në Superligën zvicreane, Lugano mbanë pozitën e pestë me 27 pikë të grumbulluara, nga të cilat 5 janë fitoret, plotë 12 barazimet dhe 4 humbjet. Nga ana tjetër Laussane ka vetëm tre pikë më pak dhe ndodhen në pozitën e shtatë në tabelë, ata kanë 6 fitore, 6 barazime dhe plotë 9 humbje.
Ky takim ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat në luftën për arritjën e objektivave sezonal andaj konsiderohet si takim për të mos u humbur.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.