Lajmet e fundit

Sporti më i bukur në botë vazhdon edhe sonte me tetë ndeshje tejet interesante.
Liga e Kombeve do t'i mbajë nën ethe adhuruesit e futbollit.
Spanja - Serbia, parashihet të jetë derbi i mbrëmjes së sonte, derisa Zvicra pritet të ballafaqohet me Danimarkën.
Helvetikët ende nuk e kanë marrë asnjë pikë nga tri përballjet e kaluara, e që të triat i kanë humbje.
Derisa sonte ekipi i komanduar nga Granit Xhaka, do të synojë ta nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo përballje.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 20:45.
Përballjet që do të zhvillohen sonte:
Polonia - Kroacia;
Skocia - Portugalia;
Spanja - Serbia;
Zvicra - Danimarka;
Kosova - Qipro;
Lituania - Rumania;
Bjellorusia - Luksemburgu; dhe
Irlanda e Veriut - Bullgaria.