Sezoni 2014-15 ishte i 60-ti me radhë i organizuar nga shtëpia evropiane e futbollit UEFA dhe i 23-ti qëkur kjo garë quhet e tillë – pasi më parë emërohej Kupa e Kampionëve të Evropës.
Finalja e garës u luajt në Olympiastadion në Berlin, Gjermani.
Barcelona, fituesja e garës, u bë e para skuadër që, me këtë rast, arriti të marr tripletën në dy sezone, pasi mposhti Juventusin me rezultat 3-1, për të fituar titullin e pestë të kësaj gare.
Real Madridi, kampioni në fuqi, u përcoll nga “mallkimi” tanimë i njohur – asnjë skuadër nuk e ka fituar garën dy edicione me radhë, pasi u eleminua nga kampioni i Italisë, Juventusi në gjysmëfinale të garës.
Ky ishte njëherit sezoni i parë kur klubet e patën kërkesë pajtimin me rregullën UEFA Financial Fair Play – që nënkupton kufizimin e shpenzimeve – në mënyrë që të merrnin pjesë në garë.
Ndeshjet e para, kualifikuese, u luajtën më 1 e 2 korrik dhe 8 e 9 gusht. Ndërsa përballjet e xhiros së Play-off u luajtën më 19 e 20 gusht dhe 26 e 27 gusht.
Me përfundimin e këtyre përballjeve u bë e mundshme që të formohen grupet.
Grupi A: Atletico Madrid, Juventus, Olympiakos, Malmo FF
Grupi B: Real Madrid, Basel, Liverpool, Ludogorets Razgrad
Grupi C: Monaco, Bayer Leverkusen, Zenit Saint Petersburg, Benfica
Grupi D: Borussia Dortmund, Arsenal, Anderlecht, Galatasaray
Grupi E: Bayern Munich, Manchester City, Roma, CSKA Moscow
Grupi F: Barcelona, Paris Saint-Germain, Ajax, APOEL
Grupi G: Chelsea, Schalke 04, Sporting CP, Maribor
Gurpi H: Porto, Shakhtar Donetsk, Athletic Bilbao, BATE Borisov
Befasi në këtë fazë përgjithësisht nuk pati, veç pamundësisë së Liverpoolit për të kaluar në fazën e eliminimit direkt.
Tri grupe: A, E dhe F dhuruan spektakle.
Në grupin A, Juventusi dhe Atletico Madrid zhvilluan ndeshje të forta, por të varfëra për nga golat.
Në Vincente Calderon spanjollët arritën fitore me golin e Arda Turan, në minutën e 74-të, pas një harkimi nga Juanfran.
https://www.youtube.com/watch?v=shVc2lgkwyw
Ndeshja e kthimit në Torino nuk ofroi gola, por lojë të fortë gjithsesi.
https://www.youtube.com/watch?v=tnBpzuNew4c
Grupi E ishte akoma më i nxehtë. Bayern Munchen, Manchester City dhe Roma luftuan deri në fund, për të ecur tutje si dy skuadrat e para.
Përballja Bayern Munchen – Manchester City përfundoi me fitoren 1-0 të gjermanëve, me një gol të Boateng në minutën e 89-të të takimit.
https://www.youtube.com/watch?v=5m3pKyaGT6Y
Ndërsa ndeshja e kthimit në Etihad Stadium u fitua nga anglezët 3-2, pasi Kun Aguero shpërtheu me një hat-trick, të cilit iu përgjigjën, jomjaftueshëm, me nga një gol Xabi Alonso dhe Robert Lewandowski.
https://www.youtube.com/watch?v=q1KeHH_wVJQ
Në grupin F, Barcelona dhe Paris Saint-Germain matën forcat dhe luftuan deri në fund për pozitën e parë, me katalunasit që e arritën këtë gjë.
Në Camp Nou, Barcelona u tregua më e fortë dhe me rezultat 3-1 (Messi, Suarez, Neymar / Ibrahimoviq) mposhti francezët.
https://www.youtube.com/watch?v=kTSTJvSvN4I
Në Parc des Princes skaudra franceze tregoi veten dhe me rezultat 3-2 (David Luiz, Verratti, Matuidi / Messi, Neymar) mposhti katalunasit.
https://www.youtube.com/watch?v=Y9ZtOGqyMks
Fazën e grupeve e kaluan: Paris Saint Germain, Chelsea, Manchester City, Barcelona, Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Juventus, Borussia Dormtund, Schalke 04, Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Bayern Munchen, Arsenal, Monaco, Basel, Porto.
Në përfundim të ndeshjeve të grupeve, Real Madridi ishte skuadra më e mirë e pasi fitoi të gjitha ndeshjet – 18 pikë, me një goldiferencë +14.
Pasi u mësuan skuadrat e kualifikuara për 1/16 e finales, më 15 dhjetor 2014 u tërhoq shorti. Ndeshjet e para të kësaj faze do të luheshin më 17,18,24 dhe 25 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 10,11, 17 dhe 18 mars 2015.
Çiftet:
Paris Saint Germain – Chelsea
Manchester City – Barcelona
Bayer Leverkusen - Atletico Madrid
Juventus - Borussia Dormtund
Schalke 04 - Real Madrid
Shakhtar Donetsk - Bayern Munchen
Arsenal – Monaco
Basel – Porto
Paris Saint-Germain - Chelsea
Paris Saint-Germain u përball me skuadrën angleze për të dytin edicion me radhë, në dy ndeshje që përfunduan me barazim, plot raste shënimi, pritje të bukura, emocione dhe acarime.
Në Parc des Princes ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 (Cavani / Ivanoviq).
https://www.youtube.com/watch?v=ON4M92rJF-U
Ndeshja e kthimit në Londër ishte akoma më e nxehtë.
Koha e rregullt përfundoi me rezutat identik 1-1(Cahill / David Luiz), të dy gola të dhjetë minutave të fundit. Prandaj loja shkoi në vazhdime.
Kështu, në minutën e 96-të, pas një ndërhyrje të palejuar në zonë, u akordua penalti për vendësit – të cilën në gol e shndërroi Eden Hazard.
Me këtë rezultat Chelsea po kualifikohej, por ndryshe mendonte Thiago Silva, që në minutën e 114-të barazoi rezultatin – dhe me dy gola të shënuar si mysafir – i siguroi parisienëve kualifikimin.
https://www.youtube.com/watch?v=JrDLMxZrP_U
Manchester City - Barcelona
Manchester City dhe Barcelona, po ashtu, përballën forcën në dy ndeshje të forta.
Në Etihad Stadium në fund të 90 minutave Barcelona ishte skuadra më e mirë, 1-2 (Aguero / Suarez, Suarez).
https://www.youtube.com/watch?v=jXsQ6UCFU7g
Ndeshja e kthimit në Camp Nou shpërfaqi edhe një herë tjetër supermacinë e katalunasve ndaj ishullorëve, 1-0 (Rakitiq).
https://www.youtube.com/watch?v=b-bqVQn3aLU
Bayer Leverkusen - Atletico Madrid
Gjermanët e Bayer Leverkusen nuk e kapërcyen dot sfidën e quajtur Atletico Madrid.
Në ndeshjen e parë, në BayArena, gjermanët e mposhtën skuadrën e udhëhequr nga Diego Simeone me rezultat 1-0 (Çalhanoglu).
https://www.youtube.com/watch?v=5bDAW2ovj8U
Në ndeshjen e kthimit në Vincente Calderon, madrilenët e mposhtën skuadrën gjermane me rezultat identik 1-0(Suarez).
Kjo bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime, ku pasi nuk pati gola gjithçka u vendos nga penaltitë.
https://www.youtube.com/watch?v=8M4LE8PDSrg
Juventus – Borussia Dortmund
Skuadra italiane ishte shumë e fortë për gjermanët nga Signal Iduna Park. Rezultati i thellë në të dy përballjet, 2-1 dhe 3-0 nuk lë shumë për të komentuar për këtë përballje të 1/16 të finales.
Ndeshja e parë: Juventus - Borussia Dortmund 2-1(Tevez, Morata / Reus)
https://www.youtube.com/watch?v=7z43Ruluvlw
Ndeshja e dytë: Borussia Dortmund - Juventus 3-0(Tevez, Tevez, Morata)
https://www.youtube.com/watch?v=Unmtrfsbqdo
Schalke 04 – Real Madrid
Real Madridi, skuadra kampione në fuqi e garës nuk pritej të kishte probleme me gjermanët.
Në fakt, kështu edhe ndodhi. Në përballjen e parë, në Gjermani, Los Blancos u tregua skuadër dominante duke fituar 0-2(Ronaldo, Ronaldo).
https://www.youtube.com/watch?v=ypugNyyV0UQ
Duke u nisur nga pëballja e parë pritej që Mbretërit të mos kishin probleme në Santiago Bernabeu. Por krejt ndryshe ndodhi në të vërtetë. Mbretërit u mposhtë 3-4(Ronaldo, Ronaldo, Benzema / Fuchas, Huntelaar, Huntelaar, Sane) dhe ecën tutje vetëm falë fitores në ndeshjen e parë në Gjermani.
https://www.youtube.com/watch?v=p--RGtxA4RM
Shkhtar Donetsk - Bayern Munchen
Kjo përballje ishte akoma më e pabarabartë. Gjermanët u treguan të pamëshirshëm duke e mposhtur Shakhtarin me rezultat të përgjithshëm 0-7.
Pëderisa përballja e parë në Arena Lviv përfundoi pa gola, ajo e kthimit në Allianz Arena ishte makth i vërtetë për mysafirët.
Bayern Munchen – Shakhtar Donetsk 7-0(Muller, Boateng, Ribery, Badstuber, Lewandowski, Gotze)
https://www.youtube.com/watch?v=kF_Osrj0Du4
Arsenal – Monaco
Eliminimi Arsenalit ishte befasia e kësaj faze të Ligës së Kampionëve. Skuadra e udhëhequr nga Arsene Wenger nuk arriti dot të mposhtte skuadrën nga principata.
Në përballjen e parë në Emirates Stadium, ishullorët u mposhtën me rezultat 1-3(Oxlade-Chamberlain / Kondogbia, Berbatov, Ferreira Carrasco).
https://www.youtube.com/watch?v=3U-psAhupt8
Ky rezultat ua bëri të pamundur anglezëve në ndeshjen e radhës, megjithëse fituan 0-2(Giroud, Ramsey), të siguronin ecjen tutje.
https://www.youtube.com/watch?v=WIHRwCJrL7I
Basel – Porto
Basel përballë Portos ishte ndoshta ndeshja më e “dobët” e kësaj faze.
Ndeshja e parë në Zvicër u mbyll baraz 1-1(Gonzalez, Danilo).
https://www.youtube.com/watch?v=g2dNICL_dlw
Por ndeshja e kthimit ishte makth i vërtetë për zviceranët, që u mposhtën 0-4(Brahimi, Herrera, Casemiro, Aboubakar) në Portugali.
https://www.youtube.com/watch?v=I2xMgvvBADQ
Kështu, për në ndeshjet çerekfinale u kualifikuan: Paris Saint-Germain, Barcelona, Atletico Madrid, Juventus, Real Madrid, Bayern Munchen, Monaco dhe Porto.
Shorti për këto përballjet u tërhoq më 20 mars 2015. Ndeshjet e para u luajtën më 14 dhe 15 prill, ndërsa ato të kthimit më 21 dhe 22 prill 2015.
Çiftet:
Paris Saint-Germain – Barcelona
Atletico Madrid – Real Madrid
Porto – Bayern Munchen
Juventus – Monaco
Paris Saint-Germain – Barcelona
Skuadrat u përballën për të tretën/katërtën herë – pas dy ndeshjeve në fazën e grupeve - në një edicion të Ligës së Kampionëve.
Por ndryshe nga ato dy ndeshje, Barcelona u tregua dominante, në të dy përballjet madje.
Në ndeshjen e parë në Parc des Princes ajo mposhti vendësit me rezultat 1-3(Mathieu, Neymar, Suarez, Suarez).
https://www.youtube.com/watch?v=9GDFEjPOu28
Edhe përballja e kthimit në Camp Nou nuk ishte më miqësore me parisienët, që u mposhtën 0-2(Neymar, Neymar).
https://www.youtube.com/watch?v=ct44AzQsNdw
Aletico Madrid - Real Madrid
Dy skuadrat nga kryeqyteti spanjoll u përballën prapë – pas finales së Ligës së Kampionëve të edicionit 2013-14 – në këtë garë, kësaj radhe në çerekfinale.
Loc Colchoneros u përballën me Los Blancos për të dytin edicion radhazi në këtë garë, me “inatin” e humbjes së dhimbshme të një viti më parë.
Ndeshja e parë në Vincente Calderon përfundoi pa gola, por që nga rastet mund të ishte ndryshe.
https://www.youtube.com/watch?v=6mr_RftSG9g
Në përballjen e kthimit Mbretërit ia arritën ta mposhtin rivalin e qytetit, me rezultat 1-0(Hernandez), që u pati shkaktuar probleme të mëdha në disa ndeshje radhazi.
https://www.youtube.com/watch?v=Gp5r_yXaCOQ
Porto – Bayern Munchen
Portugezët u treguan deri diku kundërshtar i denjë, në total – në ndeshjen e parë e mposhtën kampionin gjerman - i çerekfinales për Bayern Munchenin.
Skuadra gjermane, për habinë e shumëkujt, u mposht në Portugali me rezultat 3-1(Qauresma, Quaresma, Martinez / Thiago).
https://www.youtube.com/watch?v=er9XL8tlD0I
Por skuadra nga Allianz Arena tregoi potencialin e vërtetë, pasi i shënoi plot gjashtë herë skuadrës portugeze, 6-1(Thiago, Boateng, Lewandowski, Lewandowski, Muller, Alonso / Martinez).
https://www.youtube.com/watch?v=pV-eB0975aI
Juventus – Monaco
Skuadra nga Torino, megjithëse nuk pritej madje të arrinte deri në këtë fazë, e kaloi atë duke e mposhtur skuadrën nga principata.
Ndeshja e parë përfundoi me fitore të vendasve, 1-0(Vidal).
https://www.youtube.com/watch?v=tWiGpzy2I7Y
Ndërsa ajo e kthimit me rezultat të bardhë 0-0.
https://www.youtube.com/watch?v=qtvDLyoLKaA
Me këto rezultate skuadrat që ecën tutje ishin: Barcelona, Real Madrid, Bayern Munchen dhe Juventus.
Shorti për përballjet gjysmëfinale – për të përcaktuar përballjet e para, brenda apo jashtë – u tërhoq më 24 prill 2015.
Ndeshjet e para u luajtën më 5 e 6 maj ndërsa ato të kthimit më 12 e 13 maj 2015.
Çiftet:
Barcelona – Bayern Munchen
Juventus – Real Madrid
Barcelona - Bayern Munchen
Dy momente magjie nga Lionel Messi dhe një gol i vonë nga Neymar i dhanë Barcelonës fitoren 3-0 ndaj Bayern Munchenit, në përballjen e parë të këtij dueli, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ishte ajo ndeshja e parë që Pep Guardiola e zhvillonte në Camp Nou si menaxher i një skuadre tjetër.
Para takimit ai e pati quajtur Messin “të pandalshëm” dhe fjalët e tij në njëfarë mënyre dolën të jenë “profetike”, pasi Messi mori barrën e skuadës mbi vete dhe e dërrmoi Bayernin me dy gola brilantë.
Në ndeshjen e tij të 100-të në garat Europiane, gjeniu argjentinas u tregua i pamëshirshëm me kundërshtarin duke shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur – të parin e ndeshjes – në minutën e 77-të të takimit.
Vetëm tre minuta pas këtij goli “pleshti” shënoi edhe një herë tjetër, për të “çmendur” gardianin gjerman Manuel Neuer, që ishte jashtëzakonisht i pakënaqur me mëyrën si mbrojtësit e skuadrës gjermane po përballeshin me të.
Për ta vulosur fitoren e vendasve u përkujdes braziliani Neymar, që në minutën e 94-të të takimit e tundi portën gjermane.
https://www.youtube.com/watch?v=BEOVhKBYiPk
Një dygolësh i Neymar i ndihmoi Barcelonës që të kalonte në finale të Ligës së Kampionëve, megjithë disfatën 3-2(Benatia, Lewandowski, Muller / Neymar, Neymar).
Një gol i hershëm nga Mehdi Benatia i dha shpresë skuadrës nga Allianz Arena, por ish-skuadra e Pep Guardiola – të cilën vet spanjolli e ka quajtur më të mirën në kundërsulm – u përgjigj.
Dy gola nga Neymar panë gjermanët sërisht në disavantazh 1-2, rezultat me të cilin edhe u përmbyll pjesa e parë.
Me fillimin e të dytës vendasit sulmuan parreshtur dhe në minutën e 59-të, Robert Lewandowski barazoi rezultatin.
Pesëmbëdhjetë minuta pas tij, gjermani Thomas Muller i dha epërsinë dhe një grimë shpresë për të prekur finalen bavarezëve, por e gjitha kjo mbeti në nivel shprese.
https://www.youtube.com/watch?v=Dw82oSnAEH0
Kështu Barcelona arriti edhe një finale tjetër, ku do të priste Real Madridin apo Juventusin.
Juventus – Real Madrid
Penalti e Carlos Tevez i dha një epërsi shumë të rëndësishme Juventusit, teksa skuadra italiane mposhti Real Madridin 2-1 në ndeshjen e parë të kësaj gjysmëfinaleje të Ligës së Kampionëve.
Juve, që u kurorëzua me titullin Kampion i Serie A, për të katërtin vit me radhë, e filloi më mirë takimin pasi ish sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, hapi llogarinë në këtë përballje.
Por makthi i shumë skuadrave, Cristiano Ronaldo nuk u vonua shumë dhe barazoi rezultatin, pas një krosimi të bukur nga dhjeta e Mbretërve, James Rodriguez.
Reali lëshoi një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi kur James goditi shtyllën e vendasve nga rreth tri metra largësi.
Kjo gjë u dëshmua të jetë e kushtueshme për skuadrën nga Santiago Bernabeu, pasi 32 minuta para fundit të takimit Dani Carvajal ndërhyri në Carlos Tevez, për të shkaktuar penalti, të cilën në gol e shndërroi vet Tevez.
Deri në fund të takimit shifrat mbetën të tilla dhe Juventusi udhëtoi në Madrid me epërsi shumë të rëndësishme.
https://www.youtube.com/watch?v=FjAuhfu-nY8
Alvaro Morata u kthye për ta fundosur ish skuadrën e tij, kur edhe në Santiago Bernabeu shënoi gol, në barazimin e italianëve me gjigantin spanjoll.
Cristiano Ronaldo i dha avantazhin skuadrës Mbretërore nga pika e penaltisë, në minutën e 23-të të takimit, pas një ndërhyrje të palejuar të Giorgio Chiellinit në James Rodriguezin.
Real Madridi sulmoi fort edhe në fillim të pjesës së dytë, por një gol i Alvaro Moratas 12 minuta pas fillimit të saj u tregua vendimtar.
https://www.youtube.com/watch?v=9cUC4DS96EY
Vendasit nuk arritën dot të shënonin më dhe kështu, pothuaj kundër të gjitha parashikimeve, u mposhtën dhe nuk prekën dot finalen e madhe.
Dy ndeshjet gjysmëfinale, me rezultatet respektive konsoliduan finalen e Ligës së Kampionëve.
Juventusi, që kishte arritur deri aty, ndër të tjera duke mposhtur ndoshta skuadrën më në formë në garë deri atëherë, Real Madrid, do të përballej me Barcelonën, një nga favoritët kryesorë të kësaj gare.
Barcelona kompletoi tripletën nën urdhërat e Luis Enriques pasi mposhti Juventusin 3-1 në finale.
Luis Suarez tregoi sa vlen kur riktheu epërsinë e katalunasve 22 minuta para fundit të takimit.
Në fakt qysh herët, në minutën e 4-të të takimit, mesfushori kroat Ivan Rakitiq i dha epërsinë gjigantit spanjoll.
Deri në fund të pjesës së parë Juventusi, megjithë sulmet, nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën e Marc-Andre ter Stegen.
Por dhjetë minuta pas fillimit të së dytës, Alvaro Morata, që pati shënuar në dy përballjet gjysmëfinale me Real Madridin, shënoi prapë.
Suarez, që ishte i vetmi lojtar i Barçës jo i përfshirë në golin e Rakitiqit, shënoi në të njëjtën mënyrë si spanjolli, kur gjuajtja e Lionel Messit u mbrojt nga Gianluigi Buffon, për t’u kthyer në këmbët e tij.
Nga ky moment Juventusi nuk e mori më veten.
Dhe minutën e 7-të shtesë, Neymar vulosi fitoren e skuadrës nga Camp Nou.
https://www.youtube.com/watch?v=_j4VkI6TTss
Barcelona ishte tashmë kampione e garës më elitare evropiane për klube. Njëkohësisht e para që arrinte tripletën për të dytën herë, duke rishkruar kështu edhe një kapitull tek sukseset më të mëdha të klubeve evropiane.
Përmbledhja e kësaj gare është realizuar nga Klan Kosova. Ndalohet kopjimi dhe rishpërndarja pa lejen e redaksisë.●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.