Platforma më e re televizive në vend ArtMotion dhe Federata e Basketbollit të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për tre vitet e ardhshme. Kjo ujdi u firmos nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu si dhe drejtori i programacionit në ArtMotion, Alaudin Hamiti.
Bazuar në marrëveshje të gjitha ndeshjet e ligës elite të basketbollit në vend si dhe ato të grupmoshave të reja do të transmetohen në paketën Artmotion.
Basketbolli kosovar do të zë vend edhe në Klan Kosova e cila do të bëjë transmetimin e disa prej tyre. Pos kësaj në paketën Atmotion do të transmetohet edhe liga më e fortë e futbollit evropian, Liga e Kampionëve.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.