Lajmet e fundit

Pse po injorohemi - pyet shkrimtari Rushit Ramabaja.
E për ta diskutuar këtë e çështje dhe problemet tjera, në Institutin Albanologjik të Prishtinës u mblodh kuvendi i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Si çështje më problematike këta e vlerësuan financimin. Për këtë pakënaqësi këta po e fajësojnë nivelin qendror por edhe atë lokal.
E një problem tjetër që ky kuvend e diskutoi ishte edhe çështja e mos pasjes së një godine ku ata të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
Në fakt në objektin ku dikur ata punonin ishte ish Hotel Union tashmë është privatizuar.
Por sipas kryetares së kryesisë Flora Brovina me marrëveshje shkrimtareve u takon shfrytëzimi për 13 vjet i 200 metrave katror të objektit ku tashmë operon Beneton.
E pas shumë diskutimesh me pronarët e kësaj të fundit kanë ardhur në një propozim marrëveshje.
Megjithatë shkrimtarët nuk e pranuan këtë ofertë dhe u morë vendim që çështja të dërgohet në gjykatë.
Për fund u tha se do të kërkohet takim me ministrinë e kulturës për ti shpalosur ankesat e tyre.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.