Java e transmetimeve të NBA në Artmotion nis me super ndeshjen Utah - Lakers
Ndeshjet e ligës numër një të basketbollit në botë NBA vijnë ekskluzivisht në platformën numër një në vend Artmotion edhe këtë javë, teksa gjithçka nis me një ndeshje super interesante nga konferenca perendimore.
04:00 UTAH – LA LAKERS ART SPORT 1
Pas ndeshjes që e zhvilluan të shtunën, Utah dhe Lakers takohen përsëri në të njejtën palestër, pra “Staples Center”, teksa Lakers do synojnë përsëri të fitojnë kurse Utah të revanshohen dhe të vazhdojnë të mbesin të vetëm në krye. Kjo ndeshje luhet mëngjesin e të martës dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Utah janë të parët në perëndim me 42 fitore dhe 15 disfata teksa tashmë do të duhet të luajnë pa yllin e tyre Donovan Mitchell. Nga ana tjetër, Lakers janë të pestit me 35 fitore dhe 22 humbje dhe presin me padurim rikthimin e Anthony Davis për tu ngritur në majat e bregut perëndimor.
Këto dy ekipe kanë luajtur 188 ndeshje në histori mes tyre sa i përket sezonit të rregullt, nga të cilat 111 janë fitoret e LA Lakers dhe 77 të Utah Jazz.
Utah, 5-shja e mundshme startuese:
Clarkson, Bogdanovic, Ingles, O’neal, Favours
Lakers, 5-shja e mundshme startuese:
Schroder, Caldëell-Pope, Kuzma, Morris, Drummond
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.