Lideri i NBA-së, Phoenix Suns, ka shënuar fitore ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 110:99 në kuadër të ndeshjes së parë të playoffit.
Chris Paul shkëlqeu me dyshifror të dyfishtë duke shënuar 30 pikë e 10 asistime, përcjellë nga Devin Booker që realizoi 25 pikë.
Në anën tjetër, CJ McCollum pati po aq pikë sa Bookeri, 25, dhe njëherësh më së shumti te skuadra e tij.
Tanimë Suns po udhëheq 1:0 në seri teksa synon që të kthehet serish në finalet e NBA-së ku ishte vitin e kaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=Wj2TpNMwv-k
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.