Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se sot janë licencuar edhe dy federata të sportit – Federata e Mundjes dhe Triathlonit.
Çeku theksoi se vendimin ua ka dorëzuar kryetarëve përkatës Naim Muja dhe Vedat Tërmkolli, njofton Klankosova.tv.
“Sot licencuam edhe dy federata të sportit sipas udhëzimit të ri administrativ, Federatën e Mundjes dhe atë të Triathlonit. Vendimin dhe licencën për ushtrimin e veprimtarisë ua dorëzova kryetarëve përkatës, Naim Muja dhe Vedat Tërmkolli”, ka shkruar Çeku.
“Deri tani janë licencuar Federata e Pingpongut, Federata e Xhudos, Federata e Hendbollit, Federata e Sportit Shkollor, Federata e Mundjes, Federata e Triatlonit dhe ajo e Voljebollit ka marrë rekomandimin pozitiv. Gjithsej 20 federata të tjera janë aktualisht në proces të licencimit”.
“Përmes këtij procesi po e konsolidojmë integritetin sportiv dhe po i fuqizojmë standardet e qeverisjes së mirë brenda organizatave të sportit”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.