Libri për fëmijë “My Father’s Dragon” po vjen si film i animuar.
Netflix ka dhënë të paraqitje të shkurtër të filmit të mërkurën.
“My Father’s Dragon” bazohet në librin e fëmijëve të Ruth Stiles Gannett. Historia ndjek Elmer Elevator (Jacob Tremblay), një djalë që miqësohet me Boris (Gaten Matarazzo), një foshnjë dragua.
"Duke luftuar për t'ia dalë mbanë pas një shpërnguljeje në qytet me nënën e tij, Elmer ia mbath në kërkim të Ishullit të Egër dhe një dragoi të ri që pret të shpëtohet. Aventurat e Elmerit e njohin atë me bisha të egra dhe një ishull misterioz”, thuhet në një përshkrim zyrtar.
Kasti i zërit përfshin Dianne West, Rita Moreno, Chris O'Dowd, Judy Greer, Alan Cumming, Whoopi Goldberg dhe Ian McShane.
“My Father's Dragon” vjen nga Cartoon Saloon, një studio e njohur për “The Secret of Kells”, “Song of the Sea” dhe filma të tjerë të animuar. Filmi i ri është drejtuar nga bashkëthemeluesja e Cartoon Saloon, Nora Tëomey.
“My Father's Dragon” do të ketë premierën botërore më 8 tetor në Festivalin e Filmit në Londër BFI dhe do të nisë transmetimin më 11 nëntor në Netflix.
https://www.youtube.com/watch?v=0giW36Fb69c
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.