Lajmet e fundit

Ndërkaq, sa i takon kauzës së cilës edhe i është dedikuar ky libër, ai potencoi se misioni i artistëve duhet të lidhet edhe me atë të aktivisitit.
Selmani deklaroi se në këtë rast është munduar ta ndihmojë këtë kauzë meqë në perceptimet e tij është me pak e përfolur në krahasim me kauzat tjera, duke shtuar se njerëzit e artit mund të zgjedhin vetë nëse krijimet e tyre artisitke duan t’i lidhin me një kauze apo jo.
“E kam pa që pas meje edhe dy tre njerëz të tjerë kanë fillu me i shitë librat dhe parat e tyre kane fillu me ua dërgu kauzave, kështu që për këtë ndjehem shumë mirë”.
Më tej ai pohoi se paratë e mbeldhura nga shitja e këtij libri do të vazhdojnë të shkojnë tek fëmijët me autizëm, ku një pjese e mirë e tyre veçse është dërguar tashmë, dhe se do të dërgohet edhe pjesa tjetër.
Për Selmanin, ky promovim ishte shumë i rëndësishëm, ngase kjo ishte hera e parë që prezantohej në cilësinë e shkrimtarit në Shqipëri, teksa shprehu kënaqësinë se prezent ishin njerëz të kulturës e të artit dhe ata që e duan librin dhe letërsinë.
Kujtojmë se libri ‘Kosova në 14 tregime kulturore 2’, përfshin intervista rreth punës dhe jetës së këtyre figurave të skenës dhe artit kosovar: Xhevat Syla, Mixha Ramë, Adelina Thaçi Meta, Agim Qena, Luan Hajra, Hana Cakuli, Lala Meredith-Vula, Naser Berisha, Rifat Kukaj, Bajram Bylykbashi, Malda Susuri, Zake Prelvukaj, Kenneth Andresen dhe Abdullah Konushevci.