20 vjet punë, 300 ditë ekspedita nga 15 deri 500 kilometra secila, në 5 shtete të Ballkanit; 148 lahutarë e 197 rapsodë të regjistruar, myslimanë e të krishterë, që me lahutën me kokën e dhisë apo gjarprin, mbajnë gjallë epikën legjendare të kombit.
Një profesor i nderuar i cili javë më parë prezantoi tingujt e lahutës tej oqeanit apo në Columbia University e deri në Harvard University, flet më shumë për librin “Këngë të egra, këngë të buta”, në studion e programit “Ora Shtatë”.
Fjala është për Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri dhe lahutarin Isë Elezi.
Publikimi në Universitetin e Harvardit është një arritje për Albanologjinë, pasi do të jetë më e lehtë për studiuesit e huaj të njohin madhështinë e Eposit shqiptar, jo vetëm si vlerë kombëtare, por edhe si trashëgimi botërore.
https://www.youtube.com/watch?v=_F_K9U1vHwg
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.