Libri “Ali Pashë Tepelena” i autorit dhe studiuesit Luan Tashi, do të promovohet sonte në Prishtinë, një vepër që rikthen në vëmendje njërën nga figurat më të njohura të historisë shqiptare dhe ballkanike.
Libri i Tashit ofron një qasje të thelluar historike dhe analitike mbi jetën, veprimtarinë politike dhe trashëgiminë e Ali Pashë Tepelenës, duke u mbështetur në burime historike, dokumente dhe interpretime kritike.
Autori synon të shpalosë jo vetëm figurën e sundimtarit të fuqishëm të Janinës, por edhe kontekstin shoqëror, politik dhe kulturor të kohës në të cilën ai veproi.
Për të zbërthyer vlerat historike dhe artistike të veprës, në panel do të jenë: Prof. Dr. Durim Abdullahu dhe Akademike Prof. Zake Prelvukaj.
Kjo ngjarje mbahet nga ora 18:30 në librarinë Dukagjini në Prishtinë./Klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.