25.04.2018 · përditësuar para 2999 dite1 min lexim
1. Librat kanë gjithmonë fjalët e duhura.
2. Librat nuk do t'ju dhurojnë kurrë të brendshme të lira si dhuratë romantike.
3. Çdo ditë është një aventurë e re me ta.
4. Librat nuk shqetësohen për erën e hudhrave.
5. Librat mbase nuk ju japin çokollata, por as nuk ju gjykojnë kur i hani ato.
6. Librat gjithmonë e kalojnë mëngjesin në shtrat me ju.
7. Librat lëvizin gjithmonë sipas ritmit tënd, çfarëdo të ndodhë.
8. Mund të duken tradicionalë, por mund të kënaqeni me ta në çdo lloj pozicioni.
9. Kur jeni bashkë, doni që pjesa tjetër e botës të venitet.
10. Nuk ju lënë asnjëherë vetëm, jo më të prisni.
11. Edhe pse janë thjesht letër dhe bojë, librat mund t'ju bëjnë të ndiheni më seksi sesa çdo njeri.
12. Nuk ju mërzitin kurrë sepse ju surprizojnë gjithmonë.
13. Nuk ju mbajnë ngrohtë gjatë natës, por as nuk gërhasin.
14. Janë të mençur, të këndshëm, me humor. Janë kaq kompleks sa të duket se të duhet gjithë jeta për t'i njohur.
15. Ata nuk janë gjithmonë dakord me ty, por të lënë gjithmonë të thuash fjalën e fundit. E ku ka më romantike se kjo!
Përgatitur nga botimeshqip.com
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.