Sulmuesi nga Liberia, Abu Kamara ka kryer testet mjekësore tek skuadra Makedonija Gjorce Petrov .
Lajmi është bërë i ditur nga vet futbollisti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Klan Kosova.
“Një nga klubet më të mira në Maqedoni. Shtëpi e re”, shkruan Kamara.
Ky i fundit ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës së fundi, ku edhe arriti inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.
Ndërsa, më parë luajti edhe tek Feronikeli duke fituar edhe trofe.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.