Ish-këngëtari i Oasis, Liam Gallagher, e ka ngatërruar emrin e reperit ASAP Rocky me emrin “WhatsApp Ricky” gjatë një interviste të fundit.
Liam i cili u shfaq së fundi në kopertinën e revistës GQ foli për shijen muzikore të fëmijëve të tij.
“Fëmijët e mi e pëlqejnë muzikën e ndytë”, tha ai.
“Stormzy, Skepta – ai duket i çartur. Më pëlqen”.
“Ata po ashtu e pëlqejnë atë djalin, WhatsApp Ricky. Atë amerikanin me stil, qesharak, me dhëmbë floriri”.
Kur gazetari e përmirësoi duke e pyetur nëse e ka fjalën për ASAP Rocky-n, Liam u përgjigj:
“Oh po, po ai. WhatsApp Ricky. Është emër më i mirë gjithsesi”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.