Lajmet e fundit

Një çift lezbike janë ankuar për shkollën fillore të djalit të tyre.
Kjo sepse, ato nuk janë ftuar në festën e organizuar për baballarë, transmeton Klan Kosova.
Djalit nëntë vjeçar të Kerri Hughes dhe Claire Natall, i kishin thënë në shkollë se duhet ta ftonte babain, gjyshin ose agjën në festën e shkollës.
Sipas çiftit ato janë diskriminuar dhe janë kundër kësaj feste që i favorizon baballarët.
Shkolla ku vijon mësimet djali i çiftit, e ka mohuar se ato nuk janë pranuar në festë.
Por zonja Hughes, 39 vjeçare u shpreh që shkolla i kishte thënë që kjo festë është pjesë e programit të qeverëisë, për të promovuar më shumë pjesëmarrjen e baballarëve në edukimin e fëmijëve.
“Nuk kuptojë se si mund të ketë një ditë për nder të pjesëtarëve meshkuj në familje, e nuk mund të ketë për femra. A nuk është kjo diskriminim?”, u shreh Hughes.