Pas humbjes së tij tronditëse në xhiron e fundit ndaj Max Verstappen në Çmimin e Madh të Abu Dhabit të së dielës së kaluar, Lewis Hamilton ishte i pranishëm në Kështjellën Windsor, të mërkurën, për të marrë titullin "Kalorës".
36-vjeçari u gjunjëzua para Princit Charles, për t'i dhënë titullin "kalorës", që iu dha në fillim të këtij viti për suksesin në motorsport.
Hamilton bëhet piloti i katërt i garave që fiton titullin kalorës nga Familja Mbretërore, pas Sir Stirling Moss, Sir Jack Brabham dhe Sir Jackie Stewart, rekordin e të cilëve Hamilton e kaloi për t'u bërë shoferi britanik më i suksesshëm në historinë e F1.
Kjo ishte paraqitja e parë që Hamilton bën qëkur humbi titullin e botës në vitin 2021 nga Verstappen, pasi kishte disa ditë për të kapërcyer rezultatin shkatërrues, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Vëllai i tij më i vogël, Nicholas, i cili garon në Kampionatin Britanik të Makinave Turistike, shpjegoi në kanalin e tij Twitch se si ishte ndier vëllai i tij pas ngjarjeve të diskutueshme të së dielës.
"Ai nuk ka dëshirë të flasë me askënd", tha Nicholas, me Hamiltonin që me sa duket ishte strehuar në shtëpinë e prindërve të tij.
Nëna e tyre, Carmen, mori pjesë në Kështjellën Windsor me Lewisin, ndërsa shoferi i Mercedesit shkoi për të marrë titullin "Kalorës" dhe ai do të flasë për herë të parë nesër në galën e çmimeve të FIA-s, ku Verstappen do të marrë trofeun e Kampionatit Botëror.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.