Bayer Leverkuseni ka shënuar fitoren e radhës, këtë herë duke mposhtur me rezultat 3-2, Hoffenheimin, në kuadër të xhiros së 10-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Florian Ëirtz, në minutën e 9', pas një asistimi nga Victor Boniface.
Golin e dytë për mysafirët e realizoi Alex Grimaldo, pak para se të përfundojë pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Hoffeenheimi e barazoi rezultatin për dy minuta. Fillimisht Anton Stach e ngushtoi epërsinë në minutën e 56', teksa dy minuta më vonë, Ëout Ëeghorst e barazoi rezultatin.
Megjithatë, në skenë doli edhe njëherë Grimaldo në minutën e 70', për fitoren e Leverkusenit.
Leverkuseni pas fitores vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 28 pikë, pas 10 ndeshjeve, me nëntë fitore dhe një barazim. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.