Me Erik ten Hag të shkarkuar pas dy javëve të para të Bundesligës, Bayer Leverkusen po kërkon trajnerin e ri.
Sipas mediave gjermane, Bayer Leverkusen ka përqendruar të gjitha përpjekjet për të bindur Edin Terzic. Trajneri boshnjako-gjerman është favoriti për të marrë drejtimin e një skuadre që ka nevojë për udhëheqje të menjëhershme.
Bayer Leverkusen e sheh Terzicin si një trajner të aftë për të përballuar presionin dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese.
Kredenciali i tij kryesor ishte koha e kaluar te Borussia Dortmund, ku e dërgoi ekipin deri në finalen e Champions League. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.