Letra e shkruar nga shkencëtari dhe fizikani, Albert Ajnshtajn, e njohur si Letra për Zotin është shitur në një ankand për afro 2.9 milionë dollarë.
Ai këtë letër ia kishte dërguar filozofit fetar, Erik Gutkind. Është pritur të shitej për 1 ose 1.5 milionë dollar në Christie's në Nju Jork, por ja që e kishte arritur shifrën astronomike prej 2.892 mijë e 500 dollarësh të dielën pas një beteje katër minutëshe mes dy klientësh në telefonë.
Kjo letër ishte shitur bashkë me disa libra dhe manuskripte të printuara, përfshirë këtu edhe librin "Mbi Origjinën e Specieve dhe Mënyrave të Seleksionimit Natyror" të Charles Darwin-it që u shit për 162 mijë dollarë. Në total, ankandi ka mbledhur një shumë prej 8 milionë e 318 mijë dollarësh.
Ajnshtajn e ka shkruar këtë letër më 1954 në gjuhën gjermane, një vit para vdekjes së tij si reagim ndaj librit të filozofit gjerman Erik Gutkind më 1952 "Zgjedhe jetën: Thirrja biblike për Revoltë".
Mes tjerash në letër, Ajnshtajn thotë që ndonëse fjala Zot për të është asgjë më shumë se sa shprehje dhe produkt i dobësisë njerëzore, Bibla është një koleksion i legjendave të ndershme por prapë se prapë puro primitive, e që janë mjaft fëmijërore.
Megjithatë, ai në letër e njeh përkatësinë e tij hebreje. Pikërisht te shtëpia e ankandit Christie's më 2002 ishte shitur letra e tij dërguar presidentit amerikan Franklin Roosvelt më 2002, lidhur me rreziqet e teknologjisë së bombave bërthamore, e cila ishte shitur për 2 milionë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.