Qeveria Letoneze ka thirrur një takim urgjent për të vlerësuar situatën e sigurisë pas shpërthimit në Poloni, tha kryeministri Krisjanis Karins.
“Kam thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë për të dëgjuar raportet e ministrive dhe institucioneve përgjegjëse për situatën e sigurisë në rajon dhe për të qenë gati për veprime të mëtejshme”, shkroi ai në Twitter, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Takimi është caktuar për të mërkurën në orën 08:00 të mëngjesit.
Letonia dhe aleatët e saj të NATO-s janë të gatshëm për çdo situatë për të mbrojtur qytetarët dhe territoret e tyre, shtoi Karins.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.