Lajmet e fundit

Një njeri ka lënë një surprizë në ditën e Pashkëve për fqinjët e tij...një lepur me katër këmbë i gjatë 1.2 metra i tëri nga dëbora, transmeton Klan Kosova.
John Mattson nga Mineapolis, Minnesota, vendosi për të përfituar nga dëbora e shumtë që ka rënë në disa zona, duke marrë përsipër ndërtimin e një lepuri gjigant.
“Ne kemi pasur gjithë atë dëborë të mirë, ishte mundësi e mirë për të ndërtuar një lepur të tillë”, tha Mattson.
Mattson gjithashtu tha për mediat lokale se moti i ngrohtë do e shkrijë lepurin shpejt, por ai tha se ishte i lumtur që krijimi solli kënaqësi për fqinjët e tij.