Në Kompleksin Memorial në Gradish të Xërxës, në datat 6-7 gusht 2025 do të mbahet festivali Fardi Fest 2025.
Me moton “Trashëgimia që bashkon brezat”, në këtë festival për dy ditë me radhë do të ketë aktivitete ku dominon kultura, muzika dhe shijet tradicionale të Anadrinisë, transmeton klankosova.tv.
Në edicionin e dytë të këtij festivali përfshihen, lojërat tradicionale të Anadrinisë, këndi i artit figurativ - “Muri i Ngjyrave”, shijet e trashëgimisë – gatime dhe ushqime tradicionale, Muzeu i Luftës-Kujtesa Kolektive e Anadrinisë, Policia e Kosovës me aktivitete për fëmijë dhe familje, bashkëlojë me yjet e basketbollit të Rahovecit, promovimi i bizneseve vendore, koncert me artistë të muzikës popullore etj.
Ky festival rikthen ngjyrat, zërat dhe shijet e Anadrinisë për të gjitha gjeneratat, duke festuar trashëgiminë kulturore, traditën dhe shpirtin shqiptar.
Ngjarjet mbahen duke filluar nga ora 18:30-00:00, transmeton Klankosova.tv
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.