Çështja e Leon Avdullahut po vazhdon të “ziejë” nëpër mediat vendore dhe ato zvicerane.
Kjo për faktin se futbollisti shumë i talentuar me prejardhje shqiptare ende nuk ka marrë një vendim se cilën kombëtare do ta përfaqësojë në të ardhmen.
Arlind Sadiku, Drejtor i Sportit në Artmotion, ka biseduar me Drejtorin e kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami, për këtë çështje.
Tami pyetet nëse Avdullahu ka marrë një vendim për sa i përket të ardhmes së tij. Mirëpo, ai nuk pati përgjigje.
“Trajneri juaj është në kontakt me lojtarin, por unë nuk kam vendim nga trajneri dhe lojtari. Në këtë moment, nuk kemi koment”, tha Pierluigi Tami, raporton Klankosova.tv.
Ditë më parë u raportua se Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të bindur mesfushorin e ri të talentuar, Leon Avdullahu, që të zgjedhë Zvicrën në nivel përfaqësues.
Sipas Sport.ch, një delegacion i lartë i SFV-së, i përbërë nga presidenti Peter Knabel, përzgjedhësi Murat Yakin dhe ndihmësi i tij Davide Calla, udhëtuan kohët e fundit në Gjermani për ta vizituar Avdullahun në klubin e tij të ri, TSG Hoffenheim.
Kjo vizitë erdhi në një kohë kur edhe Kosova po e kërkon intensivisht 21-vjeçarin. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte takuar personalisht me Avdullahun në fund të qershorit në Bazel, ndërsa një përfaqësues i Kosovës ishte i pranishëm edhe në seancën e parë stërvitore të tij me Hoffenheimin.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.