Lionel Messi vizitoi së fundmi stadiumin Camp Nou dhe tani është zbuluar se ai personalisht kontaktoi menaxhmentin e klubit për ta bërë këtë të mundur.
Sipas COPE, vetë ylli argjentinas kërkoi leje nga stafi për qasje në Spotify Camp Nou.
Klubi pranoi menjëherë dhe e mirëpriti pa hezitim, shkruan Klankosova.tv
"Mbrëmë u ktheva në vendin që më mungon me shpirt. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur”, tha Messi.
“Messi do të jetë gjithmonë më shumë se një mysafir i mirëpritur te Barça”, ishte mesazhi që klubi i përcolli Lionelit.
Ndërkohë, presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, kohët e fundit foli për thashethemet rreth një transferimi të mundshëm që përfshin Lionel Messin.
Kur u pyet për këto spekulime, ai deklaroi se klubi ka arritur në një nivel ku edhe nënshkrime të tilla mund të merren seriozisht në konsideratë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.