Një person është lënduar aksidentalisht, teksa ishte duke punuar në minierë në Leposaviq.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut, njofton Klankosova.tv.
“Dëshmitari mashkull kosovar, më 12.04.2024 ka raportuar se, viktima-vëllai i tij derisa sa ishte duke punuar në minierë, është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë-Veri. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën dhe sipas tij lëndimi është aksidental”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti është nën hetime.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.