Pas humbjes kundër Osasunës, një tjetër lajm i keq godet Real Madridin.
Dani Ceballos është lënduar, dhe skuadra madriliene njoftoi këtë të diel se andaluziani, me gabimin në lojën 2-1, doli gjithashtu nga fusha i lënduar.
Ja si e njoftoi Real Madridi në një deklaratë: "Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Dani Ceballos nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në soleusin e këmbës së djathtë."
Për momentin, koha e rikuperimit të ish-lojtarit të Betisit është e panjohur, por ai do të humbasë ndeshjen kundër Benficas. Por, sipas një burimi brenda klubit, Ceballos do të mungoj shtatë javë. Megjithatë, Arbeloa po e testonte Brahimin si mesfushor dhe, për momentin, e mban këtë opsion në tryezë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.