Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme kundër Norvegjisë e cila do të zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.
Në stërvitjen e sotme, FFK-ja ka bërë të ditur se shqetësim muskulor ka pasur altin Zeqiri, i cili e ka braktisur stërvitjen para kohe.
“Në seancën e sotme si pasojë e shqetësimit muskulor, Altin Zeqiri e ka braktisur stërvitjen para kohe dhe nesër do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë nëse do të mund të jetë i gatshëm për lojë”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është miqësorja e fundit për “Dardanët” para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve që nisin në shtator, e ku Kosova është në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.