Lojtari i Bayern Munichut, Jamal Musiala, ka pësuar një lëndim të rëndë në fund të pjesës së parë gjatë ndeshjes ndaj Paris Saint-Germain.
Një minutë para fundit të pjesës së parë, Musiala ishte duke vrapuar te topi, por një ndërhyrje e portierit parisien, Donnarumma, bëri që Musiala ta thyej këmbën.
Pasi e kuptoi dëmtimin e rëndë të Musialas, Donnarumma shpërtheu në lot, pasi ndërhyrja e tij ishte e paqëllimtë, njofton Klankosova.tv.
Ai u zëvendësua menjëherë pas pjesës së parë, ndërsa PSG-ja kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi e mposhti Bayernin me rezultat 2-0.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.