Pas duelit final nga Kupa e Kosovës që e ndoqëm të mërkurën, tani në Artmotion vjen edhe ndeshja finale nga DFB Pokali i Gjermanisë mes Leipzigut dhe Dortmundit.
Kjo përballje zhvillohet të enjtën me fillim nga ora 20:45 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Përndryshe, Leipzig nuk arriti dot të shpallej kampion në Bundesligë duke e përfunduar sezonin në vendin e dytë pas Bayernit e nga ana tjetër Dortmundi me vështirësi arriti të hyjë në zonën Champions teksa tani që të dyja kërkojnë një trofe ngushëllues.
Për të arritur deri në këtë fazë, Dortmundi ka eleminuar Duisburgun, Braunschweigun, Paderbornin, Monchengladbachun dhe Holstein Kiel. Nga ana tjetër viktima të Leipzigut ishin Nurembergu, Augsburgu, Bochumi, Wolfsburgu dhe Werderi.
Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:
Gulasci – Adams, Mukiele, Upamecano, Angelino – Sabitzer, Haidara, Forsberg – Nkunku, Sorloth, Olmo
Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:
Hitz – Morey, Hummels, Zagadou, Guerreiro – Can, Delaney, Bellingham – Sancho, Reus, Haaland
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.