Federata Ndërkombëtare e Basketbollit mban në fuqi dënimin e dhënë ndaj Rusisë, por me një përjashtim të madh – kombëtarja e meshkujve do të marrë pjesë në Europianin që do të zhvillohet nga data 5 deri në 20 Shtator në 4 vende të ndryshme.
Edhe pse Federata Ruse është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet zyrtare në 29 Korrik, FIBA ka bërë një përjashtim, duke mos e ndryshuar vazon e Grupit A ku bashkë me Rusinë bëjnë pjesë edhe Franca, Bosnja, Finlanda, Polonia dhe Izraeli.
Vendimi u mor gjatë asamblesë së Federatës Ndërkombëtare që u zhvillua në Tokio të Japonisë.
Skandalet që kanë përfshirë Federatën Ruse të Basketbollit ka krijuar një ngërç në këtë institucion por edhe në marrëdhëniet me FIBA-n.
Pak muaj më parë, një gjykatë ruse e detyroi këtë institucion të zhvillonte zgjedhjet presidenciale, duke e cilësuar si jo të ligjshëm votimin e vitit 2013.
Në këtë mënyrë, një grup vëzhguesish nga FIBA do të monitorojë situatën për zgjedhjet e reja të cilat do të zhvillohen në datën 25 Gusht.
Federata Ndërkombëtare ka gjetur mbështetjen e qeverisë ruse dhe sipas të gjitha gjasave, një rregullore e re që do të miratohet së shpejti do të hyjë në fuqi brenda vitit të ardhshëm.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.