Lajmet e fundit

Gjermania do të jetë mikpritëse e Kampionatit Evropian që do të startojë nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024, ku pjesëmarrëse do të jenë 24 ekipe kombëtare.
Para fillimit të Kampionatit, disa nga legjendat e Bundesligës kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me paraqitjen e Gjermanisë në këtë kampionat.
Hansi Muller, legjenda e mesfushës së VfB Stuttgart dhe kampion evropian në vitin 1980 ka thënë se Gjermania ka shanse për ta fituar këtë kampionat.
“Kemi një cilësi të madhe. Jam i bindur se do të kemi një kampionat evropian të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kemi shanse të mëdha për të fituar titullin”, është shprehur Muller, përcjell Klankosova.tv
Derisa, ish-portieri i Bayernit, Raimond Aumann (kampion bote 1990) beson se për Gjermaninë gjysmëfinalja është e garantuar.
“Kam besim të madh te ekipi. Ne do të arrijmë në gjysmëfinale dhe pastaj sigurisht që ju duhet fat”, është shprehur ai.
Kurse, ish- futbollisti i Bremenit, Uli Borowka thotë se gjysmëfinalja edhe duhet të jetë synim i kombëtares gjermane, shkruan Klankosova.tv
“Qëllimi në kampionatin evropian në shtëpi duhet të jetë patjetër gjysmëfinalja. Skuadra ka potencial. Dhe nga gjysmëfinalet e tutje, gjithçka është e mundur”, ka thënë Borowka.
Për gjermanët kjo është pjesëmarrja e 14-të radhazi në Kampionatin Evropian të UEFA-s.