Trajneri i Kombëtares së Kosovës U17, femrat, Donald Suxho ka ateruar në Kosovë.
Ai tashmë i është bashkuar ekipit me 14 vashat e reja kosovare, të cilat do të vazhdojnë përgatitjet deri më 17 janar, para nisjes në Ankara të Turqisë, ku do të zhvillojnë ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U17, femrat.
"Kjo është një arritje kolosale për Federatën e Volejbollit të Kosovës që arriti të sigurojë shërbimet e një legjende botërore të volejbollit si Suxho për të zhvilluar grupmoshat e reja dhe potencialisht yjet e ardhshme të volejbollit kosovar", thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.