Lajmet e fundit

Legjenda e Milanit, Ruud Gullit, e ka këshilluar ish-klubin e tij që të mos hezitojë në transferimin e Joshua Zirkzeesë.
Holandezi ka shkëlqyer këtë sezon me Bolognën duke arritur t’i realizojë 12 gola në kampanjën e suksesshme të bolonjezëve për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
“Më pëlqen Zirkzeeja, e njoh që kur luante me djalin tim për ekipin nën-17”, ka thënë Gulliti.
“Ai është një qendërsulmues me një hundë të vërtetë për gol, gjithmonë e gjen veten në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Ai do të ishte një transferim i mirë për Milanin”.