Ka përfunduar 1-0 dueli ndërmjet Udineses dhe Lecces.
Jordan Zemura e vendosi këtë përballje të vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A, raporton Klankosova.tv.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, luajti 79 minuta në këtë takim.
Pas kësaj disfate, skuadra e lojtarit nga Shtimja ka zbritur në pozitën e 18-të me vetëm 5 pikë, zonë kjo e rënies nga liga.
Udinese në anën tjetër është duke kaluar një super kampionat, pasi me 13 pikë të grumbulluara, renditet e dyta, pas Napolit që ka 16, njofton Klankosova.tv.
Në ndeshjen e radhës, Lecce e pret Fiorentinën kurse Udinese luan në "San Siro" kundër Milanit.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.