“Quicken Loans Arena” në Cleveland u shndërrua në teatrin e duelit të fundit ndërmjet LeBron James dhe Kobe Bryant, përpara tërheqjes së “Black Mamba”-s. 20 mijë tifozët e pranishëm e pritën me duartrokitje dhe ovacione yllin e Los Angeles Lakers.
Më pas, përqafimi ndërmjet dy prej më të mëdhenjve në historinë e basketbollit. Por, megjithë pritjen madhështore për Bryant, dueli i fundit u fitua nga King James, që udhëhoqi Cavaliers drejt suksesit 120-111.
LeBron realizoi 29 pikë, ndërsa në sezonin negativ të Lakers, Kobe e mbylli sfidën me vetëm 17 pikë. Dueli direkt ndërmjet dy basketbollistëve më të mirë të viteve 2000 la në plan të dytë suksesin e 11-të radhazi të Warriors.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.