Super-ylli, LeBron James ka njoftuar se ai do të krijojë një fondacion që do të jap 1,000 bursa për studentët si pjesë e ‘I promise’, transmeton Klan Kosova.
https://twitter.com/KingJames/status/631969115918462976
LeBron James Family Foundation ka ndihmuar shkollarët në disa raste, por tash synon që të zgjerojë ndihmën edhe në universitet.
https://twitter.com/LJFamFoundation/status/631954918853767169
“Mendoj se është një nga gjërat më të mira që kam bërë dhe shumë e veçantë për mua. Si fëmijë jam rritur në mjedise të vështira, ku pak mendohet për universitet sepse nuk ke përkrahje materiale. Prandaj, që të jap këtë lloj ndihme... kjo do të thotë shumë për mua”.
Fondacioni i LeBronit do të bashkëpunojë me Universitetin Akron në Ohio për të përmbushur gjithçka.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.