LeBron James ka hedhur në shitje rezidencën e tij në Brentwood, Kaliforni për 20.5 milionë dollarë.
Superylli i NBA, pagoi 20.9 milionë dollarë në vitin 2015 për pronën që ka gjashtë dhoma gjumi dhe tetë banjo.
Kjo shtëpi u ndërtua në vitin 2011 dhe u projektua nga arkitekti i famshëm Ken Ungar, sipas Variety.
Shtëpia në shitje nga James, ka dhoma të mëdha të ndjenjës dhe kuzhina të cilat janë të pajisura me vatra zjarri.
Zona të tjera përfshijnë një dhomë familjare, një kuzhinë me një cep mëngjesi dhe një dhomë masive familjare ngjitur me oborrin e shtëpisë. Oborri i shtëpisë përfshin veranda me një pishinë, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.